Përgjigjja:
1. [Vaxhib]: janë detyrimet fetare, si p.sh. falja e pesë namazeve, mbajtja e Ramazanit, mirësjellja me prindërit etj.
- Vaxhibi nënkupton se ai që e përfill, shpërblehet, kurse ai që e shpërfill, ndëshkohet.
2. Mustehabb]: janë gjërat e pëlqyera. Të kësaj natyre janë p.sh. namazet ditore që janë sunet, namazi i natës, ushqimi i të varfërve, dhënia selam etj. Quhen ndryshe edhe sunet apo mendub.
- Ai që bën një vepër që është mustehab, shpërblehet, por nëse e lë atë, nuk ndëshkohet.
Shënim me rëndësi:
Edhe pse nuk parashihet ndëshkim për moskryerjen e veprave të kësaj kategorie, megjithëkëtë, besimtari, duke pasuar Pejgamberin ﷺ, duhet të nxitojë që të mos lërë sunet pa kryer.
3. [Haram]: ose veprat e ndaluara, si p.sh. konsumimi i alkoolit, kundërshtimi i prindërve, shkëputja e lidhjeve farefisnore.
Ai që e lë ndonjë vepër që është haram, shpërblehet, kurse ai që e vepron atë, ndëshkohet.
4. [Mekruh]: gjërat e papëlqyera, si: përdorimi i dorës së majtë kur merr ose jep diçka, përveshja e rrobave në namaz etj.
Ai që e lë ndonjë vepër që është mekruh, shpërblehet për të, mirëpo nëse e vepron atë, nuk ndëshkohet.
5. [Mubah]: gjëra të lejuara parimisht, si: ngrënia e mollës, konsumimi i çajit. Quhen ndryshe edhe vepra të lejuara dhe hallall.
Kush bën ndonjë vepër që është mubah (e lejuar), as nuk shpërblehet e as nuk ndëshkohet për të.
Përgjigjja:
1) Mashtrimi
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë një grumbulli ushqimi (në treg). Futi dorën në të dhe gishtat i prekën në lagështi, andaj tha:
“Ç'është kjo, o pronari i ushqimit?”
- "E ka zënë shiu, o i Dërguari i Allahut," - iu përgjigj ai.
I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu: “Përse nuk e ke vendosur sipër që ta shohin njerëzit?! Ai që mashtron nuk është prej meje.” (Hadithin e shënon Muslimi)
2) Kamata, si p.sh. të marrësh nga dikush një borxh prej një mijë eurosh për t’ia kthyer pas një kohe në shumën prej dy mijë eurosh.
Kjo shtesa është kamatë e ndaluar.
Allahu i Lartësuar thotë: “...Allahu e ka lejuar tregtinë, porse e ka ndaluar kamatën...” [El-Bekare: 275]
3) Gareri dhe xhehaleja, bëhet fjalë për shitblerje të pasigurta dhe mbase edhe mashtrime, si p.sh. t’i thotë dikush dikujt: po ta shes qumështin në gjirin e lopës, peshkun në ujë të detit, të cilin ende nuk e ka zënë etj.
Në një hadith qëndron se Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar shitjen garer, pra këtë të pasigurtën. (Hadithin e shënon Muslimi)
Përgjigjja: 1) Mirësia e Islamit dhe se ti nuk je mohues.
2) Mirësia e sunetit dhe se ti nuk je risimtar.
3) Mirësia e shëndetit, dëgjimit, shikimit, ecjes etj.
4) Mirësia e ushqimit, pijes, veshmbathjes.
Mirësitë e Allahut, në fakt, janë shumë dhe të panumërueshme.
Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse do t’i numëronit mirësitë e Allahut, nuk do të mund t’i llogarisnit ato. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.” [En-Nahl: 18]
Përgjigjja: Muslimanët kanë dy festa: festën e Bajramit të Fitrit dhe festën e Bajramit të Kurbanit.
Kështu na ka mësuar Pejgamberi ﷺ. Në hadithin e përcjellë nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), qëndron se kur Pejgamberi ﷺ kishte migruar në Medinë, kishte gjetur banorët e saj tek festonin dy ditë, për të cilat i kishte pyetur: - Çfarë janë këto dy ditë?
- Thanë: I mbanim në xhahilijet (periudhën paraislamike, e po i festojmë edhe sot)!
- Pejgamberi ﷺ tha: “(Mos vazhdoni t’i festoni më, sepse) Allahu jua ka zëvendësuar ato ditë me dy ditë tjera më të mira: ditën e kurbanit dhe ditën e fitrit." (Hadithin e shënon Ebu Davudi)
Festat tjera jashtë këtyre dy festave janë risi.
Përgjigjja: 1) Nefsi urdhërues për të keq ose ndjekja e dëshirave dhe kërkesave të diktuara nga nefsi dhe epshi të cilat na çojnë në kundërshtimin e Allahut. Kështu na mëson Allahu në Kuran: “...sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirë për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë.” [Jusuf: 53] 2) Shejtani i mallkuar, misioni i të cilit është lajthitja e njeriut dhe mashtrimi i tij derisa ta çojë në zjarr të xhehenemit. Allahu fuqiplotë thotë në Kuran: “...dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.” [El-Bekare: 168] 3) Shokët e këqij, të cilët nxisin njerëzit për vepra të këqija dhe i pengojnë nga veprat e mira. Allahu thotë: "Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun." [Ez-Zuhruf: 67]
Përgjigjja: Kushtet e pendimit të sinqertë janë:
1) Braktisja e menjëhershme e mëkatit.
2) Keqardhja për të kaluarën.
3) Vendosmëria për të mos iu kthyer më kurrë atij mëkati.
4) Kthyerja e të drejtave atyre që u takojnë.
Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë.” [Al Imran: 135]